Vrasja e foshnjave në Gaza; Profesioni i përhershëm i regjimit sionist
UNICEF në një raport njoftoi se viti 2023 ishte viti më vdekjeprurës për fëmijët në Bregun Perëndimor.
Adel Khader, kreu i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), të enjten në një deklaratë njoftoi se numri i fëmijëve palestinezë të martirizuar në Bregun Perëndimor, përfshirë Kodsin Lindor, në vitin 2023 ka arritur në një "nivel të paprecedentë” dhe ky ka qenë viti më vdekjeprurës për fëmijët në Bregun Perëndimor. Adel Khader tha: Mes rritjes së operacioneve ushtarake në dymbëdhjetë javët e fundit, 83 fëmijë janë vrarë në Bregun Perëndimor, që është më shumë se dyfishi i numrit të fëmijëve të vrarë në të gjithë vitin 2022. Ai tha se më shumë se 576 fëmijë u plagosën në Bregun Perëndimor dhe raportet tregojnë se shumë fëmijë të tjerë palestinezë janë arrestuar në këtë zonë. Fëmijët palestinezë kanë qenë gjithmonë në shënjestër të regjimit sionist dhe vrasja e foshnjave është një profesion i përhershëm i këtij regjimi pushtues. Nga viti 2000 deri në vitin 2020, pra në 20 vjet, ushtarët e regjimit sionist kanë martirizuar 3 mijë fëmijë dhe adoleshentë palestinezë. Regjimi sionist, i cili këto ditë është habitur plotësisht nga rezistenca dhe është vendosur në pozitën e të mundurit dhe për këtë është kthyer sërish në profesionin e tij të zakonshëm atë të vrasje së foshnjave. Që nga fillimi i luftës së fundit në Gaza më 7 tetor, sipas një raporti të publikuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), fëmijët po vdesin në një shkallë alarmante, me më shumë se 5000 fëmijë të vrarë dhe me mijëra të tjerë të plagosur. Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë të zhvendosur në Rripin e Gazës, gjysma e tyre janë fëmijë. Ata nuk kanë akses të mjaftueshëm në ujë, ushqim, karburant dhe ilaçe. Shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Familjet e tyre u copëtuan. Krimi i kryer nga sionistët kundër fëmijëve të Gazës është aq i rëndë dhe çnjerëzor, saqë UNICEF-i në raportin e tij shkruan: “Edhe luftërat kanë rregulla. Asnjë fëmije nuk duhet t'i mohohen shërbimet thelbësore ose t'i mohohet aksesi në ndihma humanitare. Asnjë fëmijë nuk duhet të mbahet peng ose të përdoret në asnjë mënyrë në konflikt të armatosur. Spitalet dhe shkollat duhet të mbrohen nga bombardimet dhe të mos përdoren për qëllime ushtarake në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Përshkallëzimi i armiqësive në Rripin e Gazës ka një efekt katastrofik për fëmijët dhe familjet. Raporti i UNICEF-it për fëmijët në Gaza është se këta fëmijë kërcënohen nga të gjitha llojet e sëmundjeve dhe duke pasur parasysh se shumica e spitaleve janë shkatërruar ose nuk mund të funksionojnë për shkak të mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike, numri i fëmijëve dëshmorë do të rritet. Megjithatë, nuk është vetëm vdekja që është fati i fëmijëve të Gazës, por humbja e prindërve, shkatërrimi i shtëpive dhe shpërngulja për ta nuk janë më pak se vdekja. Fëmijët që janë ende gjallë në Gaza, nëse i mbijetojnë luftës dhe krimeve të regjimit sionist, i pret një kohë e vështirë. Megjithatë, pretenduesit e të drejtave të njeriut të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara jo vetëm që ende nuk i shohin krimet e regjimit sionist kundër popullit të Gazës, veçanërisht fëmijëve, por edhe pengojnë ndalimin e luftës. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është marrë peng nga Shtetet e Bashkuara dhe nuk është në gjendje të ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar vrasjen e fëmijëve nga regjimi sionist.