Jahja Sarei paralajmëron Amerikën për çdo veprim kundër Jemenit
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit të premten paralajmëroi Amerikën rreth çdo veprimi kundër vendit dhe tha se forcat ushtarake të vendit janë të gatshme të përballen me çdo agresion.
Jahja Sarei tha: Forcat e armatosura të Jemenit po paralajmërojnë armikun amerikan për pasojat e çdo përshkallëzimi të tensionit kundër vendit dhe popullit tonë, si dhe të gjitha vendeve që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të ndërhyjnë ose përfshijnë në mbrojtjen e anijeve të armikut sionist. Sarei shtoi: Forcat e armatosura të Jemenit brenda kuadrit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre fetare dhe kombëtare nuk do të hezitojnë të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur dhe kundërshtuar çdo agresion. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit shtoi: Qëndrimi ynë për çështjen palestineze dhe shtypjen e popullit palestinez është vendimtar dhe parimor dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht zhvillimeve dhe sfidave. Mohammad Al-Bakhiti, një anëtar i zyrës politike të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të premten tha: Forcat e armatosura të Jemenit janë të etur për t'u përballur me Amerikën. Al-Bakhiti shtoi: Ashtu sic Jemeni fitoi betejën morale kundër koalicionit amerikan, nëse sulmohet do të fitojë edhe çdo betejë ushtarake. Një anëtar i zyrës politike të Ansarullahut theksoi se nëse anijet amerikane sulmojnë Jemenin, ato do të jenë në shënjestër të drejtpërdrejtë dhe amerikanët janë të vetëdijshëm për seriozitetin e këtij vendimi.