Sulmi i Hezbollahut të Libanit në Izraelin verior
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153308-sulmi_i_hezbollahut_të_libanit_në_izraelin_verior
Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka vënë në shënjestër pozicionet e pushtuesit sionist rreth bazës ushtarake “Ramim” në veri të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2023 16:29 Europe/Tirane
  • Sulmi i Hezbollahut të Libanit në Izraelin verior

Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka vënë në shënjestër pozicionet e pushtuesit sionist rreth bazës ushtarake “Ramim” në veri të Izraelit.

Hezbollahu i Libanit deklaroi se raketat e lëshuara nga Libani ranë pranë vendbanimit sionist "Yeftah".

Gjithashtu, një raketë tokë-ajër shpërtheu në qiellin e zonës "Mejs al-Xhabal" rreth qytetit "Marxhajun", në jug të Libanit.

Në sulmin e Hezbollahut libanez është shënjestruar edhe një kazermë e regjimit sionist. Artileria e ushtrisë izraelite, në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut libanez, ka vënë në shënjestër zonën përreth qytetit Houla dhe sulmoi rreth qyteteve "Ejta Shaab" dhe "Kafarkala".

Me fillimin e operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga grupet e rezistencës palestineze, Hezbollahu libanez, për të ulur presionin mbi rezistencën në Rripin e Gazës, ka kryer operacione të përditshme dhe të rënda kundër objektivave të regjimit sionist brenda territorit të pushtuar palestinez.

Burime mediatike raportuan gjithashtu për sulmin ajror të regjimit sionist në provincën Alepo, në veri të Sirisë. Të shtunën pasdite, katër sulme ajrore u kryen nga regjimi sionist në zonën “Al-Zahabiyeh” në periferi të Alepos të Sirisë. Korrespondenti i Sputnik informoi gjithashtu për përballjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore siriane me objektivat armiqësore në qiellin e provincës Alepo. Të premten në mëngjes, regjimi sionist sulmoi me raketa periferitë e Damaskut në dy raste.