Shqetësimi për urinë e 1 milion e 900 mijë refugjatëve palestinezë
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze njoftoi: "Ne paralajmërojmë për rreziqet e urisë dhe të thatësirës, që kanë dëmtuar më shumë se një milion e nëntëqind mijë njerëz të zhvendosur".
Ashraf Al-Kadra njoftoi: "Pasi forcat e regjimit sionist shkatërruan me qëllim spitalet në veri të Gazës, Ministria e Shëndetësisë dhe stafi i kësaj ministrie kanë arritur të hapin spitalin “Al Arabi”."
Al-Kadra tha: "Ne kërkojmë nga vendet e botës dhe institucionet ndërkombëtare që të dërgojnë ekipe mjekësore, ndihmë mjekësore dhe spitale fushore për të shpëtuar mijëra të plagosur."
Më tej, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze shtoi: "Ne paralajmërojmë për rreziqet e urisë dhe të thatësirës, që kanë dëmtuar më shumë se një milion e nëntëqind mijë njerëz të zhvendosur. 50,000 gra shtatzëna vuajnë nga kequshqyerja dhe më shumë se 900,000 fëmijë në qendrat e refugjatëve përballen me rreziqet e të ftohtit të rëndë, thatësirës, kequshqyerjes, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe të lëkurës, si dhe me mungesën e vaksinave. Kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të shpëtuar fëmijët, gratë shtatzëna dhe pacientët."