Sulmohen dy baza ushtarake amerikane në Siri
Në vazhdim të sulmeve kundër bazave amerikane në Irak dhe Siri, dy baza amerikane në Siri janë sulmuar gjatë së shtunës.
Sipas IRNA, në këto sulme, pesë raketa goditën fushën e gazit Al-Kunico dhe shtatë raketa goditën fushën e naftës Al-Omar në provincën Deir Ezzor në lindje të Sirisë. Hera e fundit që kjo zonë u shënjestrua nga një sulm me raketa të rezistencës ishte të enjten kur baza ushtarake e SHBA u shënjestrua në fushën e gazit Al-Kunico. Nga ana tjetër, burime irakiane njoftuan për sulmin ndaj bazës ushtarake amerikane në rajonin e Kurdistanit në veri të Irakut. Rezistenca Islamike e Irakut kishte njoftuar gjithashtu se me një dron kishte shënjestruar bazën e pushtuesve amerikan në zonën Harir të provincës Erbil, që ndodhet në veri të këtij vendi. Rezistenca Islamike e Irakut po ashtu me anë të një komunikate ka theksuar se në vazhdimësi të rezistencës kundër pushtuesve amerikanë ka vënë në shënjestër bazën “Harir”, e cila është selia e ushtrisë amerikane. Këto sulme ndodhin ndërkohë që më 26 dhjetor, në shkelje të sovranitetit të Irakut avionët luftarak amerikanë sulmuan disa shtabe të forcave irakiane të vendosura në qendrën e provincës "Babel" të Irakut duke martirizuar dhe plagosur 18 pjesëtarë të forcave të Mobilizimit Popullor Irakian. Pas krimeve dhe sulmeve barbare të regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Palestinës, veçanërisht Gazës dhe mbështetjes së Uashingtonit për këto sulme, rezistenca islame e Irakut kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të sulmojë bazat amerikane në rajon.