Ushtria izraelite tërheq 5 brigada të saj ushtarake nga Gaza
Mediat sioniste raportuan të dielën se ushtria izraelite ka vendosur të tërheqë 5 brigada të saj ushtarake nga Gaza.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, uebsajti Ëalla i regjimit sionist raportoi se ushtria ka vendosur të tërheqë brigadat 551 dhe 14 dhe tre brigada stërvitore nga Gaza. Ky vendim është marrë në bazë të vlerësimit të kushteve dhe zhvillimeve të betejës në Gaza dhe pritet që javën e ardhshme edhe forcat e tjera të largohen nga Gaza. Në lidhje me këtë, burimet lokale raportuan se forcat pushtuese u tërhoqën ndjeshëm në aksin veriperëndimor të qytetit të Gazës, si nga lagjet Al-Nasr, Al-Maqousi, Al-Rentisi dhe nga veriu i kampit Shati. Më herët Brigada 13 Golani ishte larguar nga Gaza për shkak të humbjeve të mëdha dhe humbjes së disa komandantëve të saj në terren. Sipas statistikave zyrtare të ofruara nga ushtria sioniste, për të cilat shumë analistë dhe media, duke përfshirë edhe mediat e brendshme të këtij regjimi, janë skeptike, që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa, 506 ushtarë izraelitë kanë vdekur, 172 prej tyre që nga fillimi i luftës tokësore të regjimit sionist në Gaza.