Bombardime të shumta në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës
Dhjetëra sulme ajrore në zona të ndryshme të Rripit të Gazës kanë lënë një numër të madh dëshmorësh dhe të plagosurish.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar al-Mayadeen, një numër i madh palestinezësh të pafajshëm u martirizuan dhe disa u plagosën gjatë bombardimeve të shtëpive të banimit pranë xhamisë Bilal që ndodhet në perëndim të Khan Yunisit. Ashtu si në tre muajt e fundit, artileria e regjimit sionist ka vënë në shënjestër lagje dhe zona të ndryshme të Rripit të Gazës, veçanërisht qendrën e Khan Yunisit, e vendosur në jug të këtij rajoni. Gazetari i Al-Mayadeen raportoi se sulmet e artilerisë kundër zonave rreth Jabalia në veri të Rripit të Gazës dhe lagjes Al-Tuffah në lindje të kësaj zone janë intensifikuar. Njëkohësisht me intensifikimin e bombardimeve ndaj pjesëve të ndryshme të qytetit Khan Yunis, janë shtuar përleshjet mes forcave të rezistencës dhe pushtuesve në lindje dhe veri të këtij qyteti. Rrjeti Palestine Today raportoi se avionët luftarakë izraelitë në orët e fundit kanë kryer të paktën 25 sulme kundër qytetit Khan Yunis. Disa qytetarë të tjerë palestinezë ranë dëshmorë gjatë bombardimeve në lagjen Qizan-Rashëan që ndodhet në juglindje të qytetit Khan Yunis. Nga ana tjetër, rrjeti Palestine Today, duke cituar zyrën e informacionit të qeverisë palestineze në Gaza raportoi: Më shumë se shtatë mijë palestinezë kanë mbetur nën rrënojat e sulmeve barbare të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.