Sana'a: Amerika dhe Anglia do të paguajnë një çmim të rëndë
Në përgjigje të sulmit amerikan, zyrtarët e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit njoftuan se Uashingtoni dhe Londra do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmin ndaj Marinës Jemenase.
Të dielën, koalicioni amerikan sulmoi një anije të marinës jemenase në Detin e Kuq, ku si pasojë humbën jetën 10 ushtarë jemenas.
Ali al-Kahum, një anëtar i lartë i zyrës politike të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, në lidhje me këtë tha: "Sulmi ndaj anijes së marinës jemenase në Detin e Kuq do të hapë një portë që koalicioni amerikan nuk mund ta mbyllë."
Kahum shtoi: "Koalicioni amerikan sulmoi anijen e marinës jemenase. Ata ndezën një luftë nga e cila ata kurrë nuk do të mund të dalin lehtësisht dhe çmimi do të jetë i lartë për ta".
Mohammad Al-Bakhiti, anëtar i zyrës politike të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, gjithashtu në këtë drejtim deklaroi se krimi i Uashingtonit nuk do të mbetet pa përgjigje.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral Jahja Sarei, në një deklaratë theksoi: "Forcat amerikane do të përballen me pasojat e sulmit ndaj anijeve të forcave jemenase në Detin e Kuq". Ai i këshilloi vendet e tjera të mos bien pre e planeve të qeverisë amerikane për t'i tërhequr ato në Detin e Kuq për të mbrojtur anijet izraelite, sepse kjo lëvizje nuk do ta pengojë Jemenin të mbështesë popullin e Gazës.
Forcat e ushtrisë jemenase janë zotuar të vazhdojnë të sulmojnë anijet e regjimit sionist ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq derisa regjimi izraelit të ndalë sulmet e tij në Gaza.