Ushtria sioniste: Ne sulmojmë liderët e Hamasit kudo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153468-ushtria_sioniste_ne_sulmojmë_liderët_e_hamasit_kudo
Pas vrasjes së nënkryetarit të zyrës politike të Hamasit, zëdhënësi i ushtrisë sioniste kërcënoi se ushtria do të synojë liderët e Hamasit kudo që të jenë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2024 04:29 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste: Ne sulmojmë liderët e Hamasit kudo

Pas vrasjes së nënkryetarit të zyrës politike të Hamasit, zëdhënësi i ushtrisë sioniste kërcënoi se ushtria do të synojë liderët e Hamasit kudo që të jenë.

Sipas ISNA, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se ushtria është në gatishmëri të plotë në të gjitha frontet dhe është e gatshme për çdo skenar. Ai shtoi se ushtria e këtij regjimi aktualisht është e fokusuar në luftën me lëvizjen Hamas dhe do të sulmojë liderët e Hamasit në të gjitha frontet. Kjo përkundër faktit se regjimi sionist nuk ka arritur sukses në operacionet e tij tokësore në Gaza dhe ka marrë goditje të rënda nga rezistenca palestineze. Gjithashtu, policia sioniste pas vrasjes së martirit al-Arouri është vënë në gatishmëri dhe urdhëroi të gjitha forcat e saj që të jenë gati për t'iu kundërvënë sulmeve me raketa. Gazeta Yediot Aharanot gjithashtu në një lajm njoftoi se pas këtij atentati, të gjitha forcat e sigurisë në të gjithë Palestinën e pushtuar janë urdhëruar të jenë në gatishmëri, sepse Izraeli është i shqetësuar nga shfaqja e operacioneve kundër vendbanimeve sioniste. Saleh al-Arouri, nënkryetari i zyrës politike të Hamasit, u vra disa orë më parë në një sulm me dron të Izraelit në Dahija, në jug të Bejrutit.