Gaza: Shkatërrohet një tank Merkava i regjimit sionist
Batalionet Qassam shkatërruan një tank izraelit Merkava në qendër të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, batalionet Qassam shkatërruan një tank Merkava të regjimit sionist duke përdorur raketën Yasin 105 në kampin Al-Maghazi në qendër të Rripit të Gazës. Më 7 tetor 2023, grupet e rezistencës palestineze nisën operacionin "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit izraelit dhe më në fund, pas 45 ditësh luftime dhe konflikti, u arrit një armëpushim dhe një pauzë katër-ditore për shkëmbimin e të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit. Kjo pauzë e luftës vazhdoi për shtatë ditë dhe më në fund në mëngjesin e së premtes më 1 dhjetor 2023, armëpushimi i përkohshëm përfundoi dhe regjimi izraelit rifilloi sulmet kundër Gazës. Për t'iu kundërpërgjigjur sulmeve të operacionit "Stuhia Al-Aksa" dhe për të kompensuar disfatën e tij regjimi sionist ka mbyllur kalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon vazhdimisht këtë zonë.