Sulme të Hezbollahut libanez mbi pozicionet e pushtuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153578-sulme_të_hezbollahut_libanez_mbi_pozicionet_e_pushtuesve
Hezbollahu i Libanit shënjestroi disa pozicione të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe shkaktoi viktima në mesin e pushtuesve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2024 05:54 Europe/Tirane
  • Sulme të Hezbollahut libanez mbi pozicionet e pushtuesve

Hezbollahu i Libanit shënjestroi disa pozicione të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe shkaktoi viktima në mesin e pushtuesve.

Hezbollahu i Libanit njoftoi se luftëtarët e rezistencës islame me zjarr artilerie kanë vënë në shënjestër bazën e Barke Rishës, si pasojë e të cilit një numër i forcave pushtuese sioniste janë vrarë dhe plagosur. Hezbollahu gjithashtu njoftoi se me raketat Barkan shënjestroi pozicionet e forcave pushtuese rreth bazës ushtarake Al-Dahira dhe u shkaktoi shumë viktima forcave pushtuese. Gazetari i Al Jazeera raportoi se 6 raketa u hodhën në bazat e pushtuesve sionist në zonën e njohur si Isba al-Jalil në veri të territoreve të pushtuara. Në zonën e Kiryat Shmoune dhe zona të tjera të rajonit kanë rënë sirenat e alarmit. Gazeta hebraike Ha'aretz gjithashtu raportoi: Tetë raketa u hodhën nga Libani drejt vendbanimit sionist Kiryat Shmoune në veri të territoreve të pushtuara. Me fillimin e operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga grupet e rezistencës palestineze, Hezbollahu i Libanit, për të mbajtur në tension një pjesë të madhe të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe për të ulur presionin mbi rezistencën në Gaza, kreu operacione të përditshme dhe të rënda kundër objektivave të regjimit sionist brenda Palestinës së Pushtuar. Pak kohë më parë, gazeta libaneze Al-Akhbar shkroi se rezistenca libaneze ka përdorur disa taktika me të cilat armiku nuk mund të përballet. Bazuar në këtë, komanda e rezistencës u ka dhënë luftëtarëve fuqi që u mundësojnë të kryejnë më shumë aksioneve dhe rezistenca libaneze ka arritur të shkaktojë dëme të drejtpërdrejta në pozicionet, armët dhe sistemet e armikut. Kjo është ndërkohë që mediat sioniste pranojnë se Hezbollahu ka ende epërsinë në veri të territoreve të pushtuara palestineze dhe se ushtria izraelite është e bllokuar në këtë zonë.