Kufijtë veriorë të Izraelit nën raketat e Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153732-kufijtë_veriorë_të_izraelit_nën_raketat_e_hezbollahut
Me përshkallëzimin e tensioneve në kufijtë veriorë midis ushtrisë izraelite dhe forcave libaneze të rezistencës, procesi i largimit të kolonëve u përshpejtua dhe pasgoditjet e tij arritën në kabinetin e Tel Avivit duke rritur kërkesat për dorëheqjen e Benjamin Netanyahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2024 16:27 Europe/Tirane
  • Kufijtë veriorë të Izraelit nën raketat e Hezbollahut

Me përshkallëzimin e tensioneve në kufijtë veriorë midis ushtrisë izraelite dhe forcave libaneze të rezistencës, procesi i largimit të kolonëve u përshpejtua dhe pasgoditjet e tij arritën në kabinetin e Tel Avivit duke rritur kërkesat për dorëheqjen e Benjamin Netanyahut.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, sot, gazeta Yediot Aharanot në një raport shkruante se shumë banorë të rajoneve veriore nuk janë të gatshëm të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sepse janë lehtësisht në rrezen e goditjes së Hezbollahut dhe nuk duan të paguajnë asnjë kosto jete.

Ata janë “në gjendje lufte dhe jetojnë nën raketa”, shkruan kjo gazetë.

"Një raketë ra pak metra larg meje dhe aty vendosa të mos i lija fëmijët e mi të jetonin në një situatë kaq të hidhur”, ishin fjalët e fundit të një izraeliti teksa ikte nga vendbanimi Kiryat Shmona, një qytet ku kanë mbetur vetëm 3000 nga 24000 banorët e tij.

Eksperti i gazetës Yedioth Aharonot, Nahum Barnia, i përshkruan sulmet e Hezbollahut si "shkatërrim të paprecedentë në veri" dhe deklaron se përgjigjet strategjike të Hezbollahut ishin komplekse dhe se dronët e tij arrijnë në Izrael duke anashkaluar sistemet tona të mbrojtjes". Një sulm me dron në selinë e Komandës Veriore çoi edhe në vdekjen e komandantit të lartë izraelit Uri Gordin.

Në një analizë, gazeta hebraike Israel Al-Yum mbështet përpjekjet e ndërmjetësve amerikanë për të ulur tensionet në veri dhe shkruan se "Izraeli është në një udhëkryq... ai premtoi siguri për banorët e veriut dhe nuk arriti t'i mbronte nga kërcënimi i forcave Al-Rizwan përgjatë kufirit; Lufta nuk mund të vazhdojë kështu”.