Sulmet e rezistencës së Irakut ndaj bazave amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153866-sulmet_e_rezistencës_së_irakut_ndaj_bazave_amerikane_në_siri
Grupi “Rezistenca Islame e Irakut” njoftoi se në mbështetje të popullit të Gazës dhe në përballje me pushtuesin amerikan në rajon, ka shënjestruar dy nga bazat e saj në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 14, 2024 09:56 Europe/Tirane
  • Sulmet e rezistencës së Irakut ndaj bazave amerikane në Siri

Grupi “Rezistenca Islame e Irakut” njoftoi se në mbështetje të popullit të Gazës dhe në përballje me pushtuesin amerikan në rajon, ka shënjestruar dy nga bazat e saj në Siri.

Sipas ISNA, në deklaratën e “Rezistencës Islame të Irakut”, thuhet se ka sulmuar dy baza të forcave amerikane në fushën e naftës Al-Omar dhe fshatin Al-Khadra në Siri. Në këtë deklaratë thuhet se këto sulme janë kryer në kuadër të “rezistencës kundër forcave pushtuese amerikane në Irak dhe rajon dhe në reagim ndaj krimeve të regjimit sionist kundër popullit të Gazës”. Rezistenca irakiane në një deklaratë vuri në dukje se operacioni i lartpërmendur u krye me dron. Rezistenca Islamike e Irakut në deklaratën e saj theksoi se "vazhdon të sulmojë dhe shkatërrojë shtabin e armikut". Më herët, “Rezistenca në Irak” raportoi se ka shënjestruar me raketë bazën amerikane “Kharab Al-Jir” në verilindje të Sirisë. Rezistenca islamike e Irakut deri më tani me sulme me dronë dhe raketa me dhjetëra herë ka shënjestruar bazat amerikane në lindje dhe verilindje të Sirisë dhe në perëndim dhe veri të Irakut.  Rezistenca irakiane i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si përgjegjësen kryesore për sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe ka theksuar se do të vazhdojë sulmet e saj derisa të ndalet agresioni kundër Gazës.