Lapid kërkon një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154102-lapid_kërkon_një_marrëveshje_për_shkëmbimin_e_të_burgosurve_me_hamasin
Udhëheqësi i opozitës në Izrael njoftoi se edhe nëse marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin ndalon luftën, ajo duhet të arrihet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2024 16:33 Europe/Tirane
  • Lapid kërkon një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin

Udhëheqësi i opozitës në Izrael njoftoi se edhe nëse marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin ndalon luftën, ajo duhet të arrihet.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), Yair Lapid, lideri i opozitës ndaj kryeministrit të regjimit sionist, ka kërkuar marrëveshje me Hamasin për lirimin e robërve sionistë me çdo kusht, edhe nëse ky veprim do të ndalonte luftën.

Ai theksoi se do të mbështesë zgjidhje të tilla dhe shtoi: “Unë tashmë ia kam thënë kryeministrit Netanyahu në Knesset dhe personalisht, se e mbështes plotësisht çdo marrëveshje sado e dhimbshme të jetë dhe nëse çmimi është ndalimi i luftës.

Familjarët e të burgosurve sionistë kërkuan marrëveshje me rezistencën palestineze për shkëmbimin e të burgosurve dhe deklaruan se kabineti i Benjamin Netanyahut nuk vlerëson jetën e të burgosurve dhe do të rrezikojë jetën e tyre duke vazhduar luftën.