Lapid kërkon një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin
Udhëheqësi i opozitës në Izrael njoftoi se edhe nëse marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin ndalon luftën, ajo duhet të arrihet.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), Yair Lapid, lideri i opozitës ndaj kryeministrit të regjimit sionist, ka kërkuar marrëveshje me Hamasin për lirimin e robërve sionistë me çdo kusht, edhe nëse ky veprim do të ndalonte luftën.
Ai theksoi se do të mbështesë zgjidhje të tilla dhe shtoi: “Unë tashmë ia kam thënë kryeministrit Netanyahu në Knesset dhe personalisht, se e mbështes plotësisht çdo marrëveshje sado e dhimbshme të jetë dhe nëse çmimi është ndalimi i luftës.
Familjarët e të burgosurve sionistë kërkuan marrëveshje me rezistencën palestineze për shkëmbimin e të burgosurve dhe deklaruan se kabineti i Benjamin Netanyahut nuk vlerëson jetën e të burgosurve dhe do të rrezikojë jetën e tyre duke vazhduar luftën.