Mesazhi i Al-Kasam për izraelitët: Koha po mbaron
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154106-mesazhi_i_al_kasam_për_izraelitët_koha_po_mbaron
Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Hamasit, paralajmëroi familjet e të burgosurve izraelitë në Gaza për fatin e fëmijëve të tyre dhe theksoi se "koha po mbaron".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2024 16:35 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Al-Kasam për izraelitët: Koha po mbaron

Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Hamasit, paralajmëroi familjet e të burgosurve izraelitë në Gaza për fatin e fëmijëve të tyre dhe theksoi se "koha po mbaron".

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas, në një mesazh të ri për familjet e të burgosurve izraelitë shkruan: Familjeve të të burgosurve... zgjedhja është e juaja: në arkivol apo të gjallë. ... Qeveria juaj po ju gënjen. Koha po mbaron.

Al-Kasam kishte njoftuar më parë se dhjetëra robër sionistë i kishin kërkuar Netanyahut t'i jepte fund luftës për t'i shpëtuar ata.

Më pas u publikuan video që tregonin se këta të burgosur u vranë për shkak të sulmeve të regjimit sionist.

Ky mesazh i Brigadave al-Kasam publikohet teksa familjarët e të burgosurve izraelitë kanë nisur një protestë duke ngritur një tendë përballë Kryeministrisë së regjimit sionist në Tel Aviv.

Protestuesit e kaluan natën e së premtes, 19 janar para shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu duke brohoritur "marrëveshje e menjëhershme".

Vala e protestave të familjeve të të burgosurve izraelitë është bërë më intensive që nga dita e 70-të e luftës kundër Gazës dhe kundërshtarët e vazhdimit të luftës janë mbledhur disa herë në sheshin Kaplan në qendër të Tel Avivit ose kanë demonstruar në përballë selisë së Ministrisë së Luftës së Izraelit.