Numri i martirëve palestinezë kaloi kufirin prej 25 mijë vetësh
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i dëshmorëve palestinezë ka kaluar kufirin prej 25.000 personash dhe bëri të ditur se ka një numër të madh të martirëve në rrugë dhe nën rrënoja, sepse forcat e shpëtimit nuk po arrijnë t'i transportojnë në qendrat mjekësore për shkak të sulmeve izraelite.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ashraf al-Kadara, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, njoftoi mesditën e sotme (e dielë) se numri i dëshmorëve palestinezë që nga data 7 tetor është rritur në 25 mijë e 105 persona dhe numri i të lënduarve është rritur në 62 mijë e 681 persona.
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, përmendet se forcat e ushtrisë izraelite kanë kryer 15 vrasje masive në Gaza në 24 orët e fundit, si pasojë e të cilave 178 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 293 të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza njoftoi gjatë një konference për shtyp se 70% e martirëve palestinezë janë gra dhe fëmijë.