Hezbollahu pengon një sulm tokësor të regjimit sionist ndaj Libanit
Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka neutralizuar grumbullimin e forcave armike në zonën kufitare të Azurit, të cilët po përgatiteshin për një sulm tokësor në tokën libaneze.
Sipas televizionit Al-Manar, rezistenca islamike e Hezbollahut të Libanit lëshoi një deklaratë dhe njoftoi: Në përputhje me mbështetjen e palëkundur të kombit palestinez në Rripin e Gazës dhe mbështetjen e rezistencës së tij heroike dhe trimërore, muxhahidët e Rezistencës Islamike shënjestruan me raketa vendin e grumbullimit të ushtarëve sionistë në kazermat Azurit, të cilët po përgatiteshin të sulmonin territorin libanez në orën 0:00 të së hënës. Në këtë sulm disa prej tyre u plagosën. Gjithashtu dje u bë e ditur se luftëtarët e Hezbollahut libanez kanë shënjestruar me raketa qytetin “Avivim”. Operacioni i rezistencës islame të Libanit që u krye kundër vendbanimeve dhe kazermave ushtarake të regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar, ishte në përgjigje të vrasjeve të Izraelit kundër popullit të pafajshëm të Gazës dhe në mbështetje të rezistencës palestineze.