Izraeli propozon një armëpushim 2-mujor
Faqja amerikane Axios citoi zyrtarë sionistë që kanë thënë se Tel Avivi ka bërë një propozim për të ndalur luftën në Gaza për dy muaj në këmbim të lirimit të të burgosurve sionistë.
Faqja e lajmeve "Axios" të hënën publikoi më shumë detaje të propozimit të ri izraelit për një armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës, duke cituar zyrtarë të Tel Avivit. Axios duke cituar zyrtarë sionistë shkruante: Tel Avivi ka bërë një propozim për të ndaluar luftën në Gaza për dy muaj në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve sionistë. Tel Avivi pret përgjigjen e Hamasit dhe është optimist për ecurinë e kësaj marrëveshjeje në ditët në vijim. Në raport thuhet: Oferta e Izraelit është pjesë e një marrëveshjeje shumëfazore që përfshin një ndërprerje dy-mujore të konflikteve dhe lirimin e të gjithë pengjeve. Axios e konsideron këtë propozim të rëndësishëm sepse, pavarësisht se nuk përfshin një kusht për përfundimin e luftës, ai përmban periudhën më të gjatë kohore për një ndërprerje të konflikteve që regjimi sionist ka propozuar që nga fillimi i luftës së Gazës. Zyrtarët amerikanë i thanë gjithashtu kësaj faqeje lajmesh se arritja e një marrëveshjeje të tillë mund të jetë mënyra e vetme e mundshme për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës. Kjo përkundër faktit se më parë “Sami Abu Zohri”, një nga liderët e lëvizjes Hamas, duke vënë në dyshim këtë plan të supozuar, tha se qëllimi i armëpushimit të propozuar është të shuajë zemërimin e popullit izraelit kundër Netanyahut.