Hezbollahu sërish sulmon bazën izraelite Meron
Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka shënjestruar edhe një herë një bazë ajrore strategjike izraelite në veri të territoreve të pushtuara në përgjigje të luftës gjenocidale të regjimit në Rripin e Gazës dhe krimeve të tij të fundit në Liban dhe Siri.
Hezbollah tha në një deklaratë se baza e kontrollit të trafikut ajror izraelit Meron në malin al-Jarmak u godit të martën nga raketat e lëvizjes së rezistencës Hezbollah në mbështetje të popullit të palëkundur palestinez në Gaza dhe rezistencës së tyre të guximshme dhe heroike kundër pushtimit izraelit.
“Baza e kontrollit të trafikut ajror Meron u sulmua për herë të dytë me një numër të madh raketash të përshtatshme dhe ato kryen goditje direkte, në përgjigje të sulmeve të fundit në Liban dhe Siri, dhe sulmeve të përsëritura ndaj civilëve dhe shtëpive në fshatrat tona”, shtohet në deklaratë.
Baza Meron e Izraelit, e cila gjithashtu ishte në shënjestër të Hezbollahut në fillim të muajit, është qendra e vetme e menaxhimit, monitorimit dhe kontrollit ajror në veri të territoreve të pushtuara, për të cilën nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Mediat libaneze raportuan se sulmet e së martës ishin më të fokusuara dhe goditën bazën me saktësi.
Ushtria okupatore izraelite konfirmoi sulmin e fundit hakmarrës nga Hezbollah dhe tha se baza ishte goditur, duke theksuar se infrastruktura e bazës Meron ishte "dëmtuar si rezultat i bombardimeve nga Libani".
Mediat izraelite thanë gjithashtu se energjia elektrike ishte ndërprerë në disa vendbanime të paligjshme sioniste në zonën Meron.