Guterres apel për një armëpushim humanitar në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154248-guterres_apel_për_një_armëpushim_humanitar_në_gaza
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit ka riapeluar për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 24, 2024 16:26 Europe/Tirane
  • Guterres apel për një armëpushim humanitar në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit ka riapeluar për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

“Kjo do të sigurojë që ndihma e mjaftueshme të arrijë aty ku është e nevojshme, të lehtësojë lirimin e pengjeve dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”- tha Guterres.

“Një fund afatgjatë i konfliktit izraelito-palestinez mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete,” shtoi ai. “Refuzimi në nivelet më të larta të qeverisë izraelite është i papranueshëm dhe do të zgjasë pafundësisht një konflikt që është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së më pas nënvizoi se refuzimi i zgjidhjes me dy shtete nga qeveria izraelite dhe mohimi i të drejtës së popullit palestinez për shtetësi rrezikon të përkeqësojë polarizimin dhe të inkurajojë ekstremistët kudo. “Roli i komunitetit ndërkombëtar është i qartë, tha ai dhe shtoi se ne duhet të bashkohemi për të mbështetur izraelitët dhe palestinezët për të ndërmarrë veprime të vendosura për të çuar përpara një proces kuptimplotë paqeje”.