Hezbollah shënjestroi platformat izraelite Kupola e Hekurt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154306-hezbollah_shënjestroi_platformat_izraelite_kupola_e_hekurt
Hezbollah shënjestroi platformat izraelite Kupola e Hekurt
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2024 16:32 Europe/Tirane
  • Hezbollah shënjestroi platformat izraelite Kupola e Hekurt

Hezbollah shënjestroi platformat izraelite Kupola e Hekurt

Hezbollahu libanez përdori dy dronë luftarakë për të goditur sistemet anti-raketore Kupola e Hekur të regjimit sionist pranë qytetit Kfar Blum.

Këto sulme nuk shkaktuan viktima, raportoi Al-Manar.

Sipas burimeve mediatike, këto sulme kanë ndodhur të enjten në orën 11:20 (me orën lokale).

Këto operacione u kryen në solidaritet me popullin palestinez në Rripin e Gazës, njoftoi Rezistenca Islamike Libaneze.

Këtë të enjte, më 25 janar, Hezbollahu shënjestroi gjithashtu bazat ushtarake izraelite në kufirin me Libanin, veçanërisht bazat al-Radar në fermat e Shebaa dhe Jal al-Aalam që janë zona të pushtuara nga Izraeli pranë qytetit libanez al-Labuna.

Ndërkohë, regjimi sionist ka shënjestruar zonat kufitare me bomba me fosfor.