Baza Ain al-Asad e SHBA-së sulmohet me dron
Baza ajrore Ain al-Asad që strehon trupat amerikane në Irak është sulmuar sërish me dron mes raporteve që sugjerojnë se Uashingtoni po shqyrton tërheqjen e trupave të tij nga Iraku.
Baza e vendosur në provincën perëndimore Anbar u sulmua me dron të premten në mëngjes, raportoi Sabereen News.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe nuk raportohet për viktima apo dëme.
Sulmi vjen një ditë pasi Ministria e Jashtme e Irakut tha se Bagdadi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të krijojnë një komitet për të filluar bisedimet për të vendosur një afat kohor për një tërheqje me faza të forcave amerikane nga Iraku.
Të dy vendet ranë dakord të formojnë grupe pune që përfundimisht do të çojnë në formulimin e "një afati kohor specifik dhe të qartë... dhe për të filluar reduktimin gradual të forcave amerikane në tokën irakiane," thuhej në deklaratë.
Zyrtarët irakianë, përfshirë kryeministrin Mohammad Shia al-Sudani, kanë kërkuar vazhdimisht tërheqjen e trupave amerikane nga vendi i tyre.
Hezbollahu: 8 raketa u hodhën në postet kufitare izraelite në Palestinën e pushtuar
Lëvizja libaneze Hezbollah njoftoi të premten më 26 janar se kishte lëshuar të paktën 8 raketa nga Libani jugor drejt vendeve të grumbullimit të ushtarëve sionistë në fermat Shebaa në Palestinën veriore të pushtuar, raportoi al-Jazeera.
Sipas këtij raporti, burime informacioni njoftuan rënien e sirenave të alarmit rajonet Mergliot dhe Galilenë e Epërme në veri të Palestinës së pushtuar.
Sipas agjencisë së lajmeve Shehab, dy raketa janë lëshuar nga Libani drejt rajonit Mergliot.
Ndërkohë, pak ditë më parë gazeta izraelite Haaretz kishte raportuar se “afro 80,000 kolonë që jetojnë pranë kufijve të Libanit janë evakuuar që nga fillimi i luftës kundër Rripit të Gazës".
Sipas një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore rajonale e Kolegjit Universitar Tel Hai, 40% e kolonëve sionistë thanë se nuk do të ktheheshin në këtë rajon edhe pas përfundimit të luftës.
Në raport thuhet se zyrtarët në vendbanimet sioniste pranë kufijve të Libanit janë të shqetësuar për shfaqjen e një krize demografike në këto zona pas përfundimit të luftës kundër Rripit të Gazës.