Autoritetet e sigurisë sioniste janë të shqetësuara lidhur me Hamasin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154352-autoritetet_e_sigurisë_sioniste_janë_të_shqetësuara_lidhur_me_hamasin
Mediat sioniste të premten raportuan se zyrtarët e sigurisë së regjimit izraelit janë të shqetësuar për rivendosjen e lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas në Gaza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2024 06:09 Europe/Tirane
  • Autoritetet e sigurisë sioniste janë të shqetësuara lidhur me Hamasin

Mediat sioniste të premten raportuan se zyrtarët e sigurisë së regjimit izraelit janë të shqetësuar për rivendosjen e lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas në Gaza.

Sipas IRNA, televizioni sionist, duke cituar zyrtarët e sigurisë sioniste, njoftoi se pamundësia për të marrë masat e nevojshme për fazën tjetër të luftës do të bëjë që Hamasi të rimarrë kontrollin mbi Rripin e Gazës. Sipas këtij raporti, informacionet e marra nga ushtria izraelite tregojnë se Hamasi ka rifilluar ofrimin e shërbimeve për palestinezët në zonat ku prania e ushtrisë është zvogëluar. Autoritetet e sigurisë sioniste janë të shqetësuara nga rimëkëmbja e Hamasit, ndërsa batalionet al-Qassam të krahut ushtarak të lëvizjes Hamas lëshuan një video-mesazh të tre robërve sionist, në të cilën ata i kërkuan kabinetit të Benjamin Netanyahut të vepronte për lirimin e tyre. Sipas këtij raporti, të burgosurit sionistë kërkuan nga kabineti i këtij regjimi që të ndalojë luftën kundër Gazës dhe t'i kthejë në shtëpitë e tyre. Këta tre robër kanë kërkuar nga familjet e tyre që të vazhdojnë demonstratat për të bërë presion mbi këtë kabinet. Të burgosurit sionistë theksuan se ndodhen nën bombat dhe raketat e sionistëve dhe thanë se ka gjasa të vriten në çdo moment për shkak të këtyre sulmeve. Ata gjithashtu kërkuan përfundimin e luftës. Regjimi sionist, i cili, me qëllim të shkatërrimit të grupeve të rezistencës palestineze, përfshirë Hamasin dhe lirimin e robërve të tij, që nga 7 tetori ka bombarduar rëndë Rripin e Gazës, pas disa javësh krime në këtë rajon nuk mundi t'i arrijë qëllimet e tij dhe u fut në negociata me rezistencën. Ekzagjerimet e Tel Avivit në programin e shkëmbimit të të burgosurve çoi në dështimin e negociatave dhe në fund rifillimin e krimeve nga regjimi sionist në Gaza.