Sulm irakian ndaj objekteve detare sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154392-sulm_irakian_ndaj_objekteve_detare_sioniste
Në përputhje me hyrjen e irakianëve në fazën e dytë të operacionit për nxjerrjen jashtë shërbimit të porteve të regjimit sionist, një sulm me dron u krye nga rezistenca islamike e Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 28, 2024 08:17 Europe/Tirane
  • Sulm irakian ndaj objekteve detare sioniste

Në përputhje me hyrjen e irakianëve në fazën e dytë të operacionit për nxjerrjen jashtë shërbimit të porteve të regjimit sionist, një sulm me dron u krye nga rezistenca islamike e Irakut.

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi për një sulm me dron në objektin detar Zevolon në territoret e pushtuara. Sabrin News gjithashtu njoftoi se dronët e Rezistencës Islamike irakiane shënjestruan objektin detar Zevolon në Palestinën e pushtuar në përputhje me përpjekjet për bllokimin e porteve të regjimit sionist. Të shtunën në mbrëmje, rezistenca islamike e Irakut goditi me raketa bazën ilegale të pushtuesve amerikan në fushën e gazit Koniko në Siri. Që nga fillimi i luftës së regjimit sionist kundër Gazës dhe bombardimit të vazhdueshëm të objekteve rezidenciale, arsimore dhe mjekësore në këtë zonë nga bombarduesit e regjimit të Tel Avivit, secili prej grupeve të rezistencës islame në rajon ka marrë përsipër detyrën për të mbështetur popullin e shtypur të Gazës. Ndërkohë, Grupi i Rezistencës Islamike irakiane duke shënjestruar më shumë se një bazë amerikane në Irak dhe Siri, njëqind herë ua ka bërë të qartë amerikanëve se kostoja e mbështetjes së regjimit sionist në vrasjen e popullit të Gazës është shumë e lartë.