Plani i Lapidit për të rrëzuar Netanyahun
Lideri i fraksionit opozitar të regjimit sionist prezantoi një plan për rrëzimin e kryeministrit të këtij regjimi, Benjamin Netanyahu.
Al-Jazeera njoftoi se Yair Lapid, lideri i fraksionit opozitar të regjimit sionist, ka dorëzuar në parlament një projektligj për shkarkimin e Netanyahut.
Në bazë të këtij raporti, Knesset (Parlamenti i regjimit sionist) supozohet të shqyrtojë të hënën draftin e prezantuar nga Lapid.
Në lidhje me këtë, në fjalën e tij, Lapid u kërkoi deputetëve që në seancën e nesërme të votojnë projektligjin për shkarkimin e Netanyahut. Më parë, Partia Laburiste e regjimit sionist paraqiti në Knesset një plan për shkarkimin e Netanyahut. Një numër i liderëve të opozitës e kanë vënë në shënjestër të kritikave të ashpra kabinetin e Netanyahut për shkak të dështimit të kabinetit të regjimit sionist për të kthyer robërit sionistë dhe për të mposhtur lëvizjen Hamas.
Duke theksuar se kabineti i këtij regjimi nuk ka kompetencë për të menaxhuar luftën, Lapid sqaroi: Netanyahu nuk ka autoritet të drejtojë kabinetin dhe të jetë kryeministër.