Hezbollahu vuri në shënjestër kazermat Ramim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154414-hezbollahu_vuri_në_shënjestër_kazermat_ramim
Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka shënjestruar me raketa qendrën e grumbullimit të ushtarakëve sionistë në kazermën Ramim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2024 16:57 Europe/Tirane
  • Hezbollahu vuri në shënjestër kazermat Ramim

Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka shënjestruar me raketa qendrën e grumbullimit të ushtarakëve sionistë në kazermën Ramim.

Sipas Al-Nashrah, Departamenti i Informacionit për Luftën e Hezbollahut të Libanit njoftoi: Në linjë me mbështetjen e palëkundur të kombit palestinez në Gaza dhe të rezistencës së tij të guximshme, luftëtarët e rezistencës libaneze sulmuan të dielën me raketa Burkan bazën Ramim të regjimit sionist dhe rrethinat e saj.

Mediat e regjimit sionist raportuan se shpërthime të fuqishme u dëgjuan në rajonin Kiryat Shmouneh në Galile në kufirin me Libanin.

Mediat e regjimit sionist vunë në dukje saktësinë e raketave të lëshuara nga Libani jugor drejt rajonit Kiryat Shmouneh dhe shtuan se ato nuk kishin në shënjestër zonat e banuara por zonën ushtarake izraelite. Gjithashtu, një orë më parë baza ushtarake Bark Risha e regjimit sionist u vu në shënjestër nga Rezistenca libaneze.