Vazhdojnë bombardimet barbare të shtëpive të banimit në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154430-vazhdojnë_bombardimet_barbare_të_shtëpive_të_banimit_në_rripin_e_gazës
Sulmet e pamëshirshme të ushtrisë sioniste kundër zonave të ndryshme të Rripit të Gazës kanë vazhduar edhe sot në mëngjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2024 05:00 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë bombardimet barbare të shtëpive të banimit në Rripin e Gazës

Sulmet e pamëshirshme të ushtrisë sioniste kundër zonave të ndryshme të Rripit të Gazës kanë vazhduar edhe sot në mëngjes.

Sipas rrjetit Al-Mayadeen, 23 palestinezë janë martirizuar nga bombardimet e shtëpive të banimit në perëndim të kampit Nusirat që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës nga avionët e regjimit sionist. Ushtria sioniste gjithashtu ka bombarduar gjerësisht zonën Tal El-Havi që ndodhet në perëndim të qytetit të Gazës. Nga kjo zonë janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Këto sulme gjithashtu lanë një numër të madh martirësh dhe të plagosurish. Sulmet artilerie të regjimit sionist kanë përfshirë edhe lagjen El-Zitoun që ndodhet në jug të qytetit të Gazës. Al Jazeera gjithashtu raportoi se dronët izraelitë po qëllojnë masivisht në spitalin Hayat Shafai në Gaza. Lidhur me këtë, burime vendase bënë të ditur se tanket e ushtrisë sioniste kanë rrethuar spitalin Shefa në qytetin e Gazës dhe po qëllojnë mbi këdo që lëviz jashtë këtij spitali.