Izraeli vazhdon krimet në Gaza
Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme të reja ajrore mbi ndërtesat e banimit në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 45 palestinezë.
Duke cituar dëshmitarë okularë, agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se 25 civilë u vranë dhe një numër i të tjerëve u plagosën në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e familjes Hamada në lagjen al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës.
Një raport tjetër tha se avionët izraelitë kishin shënjestruar një shtëpi në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, duke vrarë të paktën 20 njerëz, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe duke plagosur disa të tjerë.
Ndërkohë, avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës.
Më shumë se 116 ditë pas agresionit, regjimi i Tel Avivit ka dështuar të arrijë objektivat e tij në Rripin e Gazës, pavarësisht se ka vrarë të paktën 26,637 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur 65,387 të tjerë.
Ndërkohë, Lëvizja e Xhihadit Islamik Palestinez e konsideroi vrasjen e tre luftëtarëve të rezistencës në një spital në Gaza si krim lufte dhe theksoi se ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje.
Në një deklaratë, Lëvizja Xhihadi Islamik Palestinez ngushëlloi vdekjen martire të 3 luftëtarëve të rezistencës dhe njoftoi se ky akt i regjimit izraelit shkel standardet humanitare dhe ligjet ndërkombëtare dhe konsiderohet si krim lufte.
Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik theksoi se krimi i regjimit kriminel izraelit nuk do të mbetet pa përgjigje nga forcat e rezistencës dhe kombi palestinez.