Hezbollahu irakian, ndalon të gjitha operacionet e tij ushtarake kundër Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154492-hezbollahu_irakian_ndalon_të_gjitha_operacionet_e_tij_ushtarake_kundër_amerikës
Abu Hossein al-Hamidawi, Sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah, në një deklaratë të publikuar në Telegram tha se për të mos e vënë në telashe qeverinë irakiane, ne po pezullojmë të gjitha masat tona ushtarake dhe të sigurisë kundër forcave amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2024 05:33 Europe/Tirane
  • Hezbollahu irakian, ndalon të gjitha operacionet e tij ushtarake kundër Amerikës

Abu Hossein al-Hamidawi, Sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah, në një deklaratë të publikuar në Telegram tha se për të mos e vënë në telashe qeverinë irakiane, ne po pezullojmë të gjitha masat tona ushtarake dhe të sigurisë kundër forcave amerikane.

Në të njëjtën kohë, ai tha se këto forca do të vazhdojnë të mbrojnë popullin në Gaza në mënyra të tjera. Ai në një pjesë tjetër të kësaj deklarate tha: “Ne në batalionet e Hezbollahut morëm vendimin tonë për të mbështetur popullin e shtypur dhe rezistues të Gazës me vullnetin tonë dhe pa ndërhyrjen e të tjerëve dhe vëllezërve tanë në boshtin e rezistencës, veçanërisht në Republikën Islamike të Iranit. Tre ushtarë amerikanë u vranë të dielën në një sulm me dron pranë kufirit Jordani-Siri, për të cilin Pentagoni tha se tregonte "gjurmë" të Kataib Hezbollahut. Farhad Alauddin, këshilltar për punët e jashtme të kryeministrit irakian, tha se vendimi i Kataib Hezbollah erdhi pas disa ditë përpjekjesh intensive të kryeministrit për të parandaluar përshkallëzimin e ri të tensioneve pas sulmit në kufirin Jordani-Siri.