Dëshmorët e Gazës kaluan kufirin e 27 mijë njerëzve
Në statistikat e saj të fundit, Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi një rritje të numrit të dëshmorëve në 27019 persona. Gjithashtu janë lënduar 66.139 persona.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Dr. Ashraf al-Kadara, ka njoftuar sot se pas 118 ditëve të luftës në këtë rajon, numri i dëshmorëve është rritur në 27019 dhe numri i të plagosurve është rritur në 66139 persona.
Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit, ushtria e regjimit pushtues sionist ka kryer 15 krime të reja ndaj civilëve, duke shkaktuar 118 dëshmorë dhe 190 të plagosur.
Në vazhdim të këtij raporti thuhet se më shumë se shtatë mijë persona janë ende nën rrënoja dhe ushtria izraelite nuk i lejon grupet e shpëtimit të hyjnë në to.
Vazhdimi i bombardimeve dhe granatimeve të ashpra të zonave të ndryshme të Gazës bëhet ndërkohë që sipas analizës së imazheve satelitore të publikuara nga BBC, në Rripin e Gazës janë dëmtuar nga 144,000 deri në 177,000 ndërtesa që nga fillimi i luftës deri në këtë javë.
The Washington Post gjithashtu raportoi muajin e kaluar se lagjet Beit Hanoun, Jabalia dhe al-Karama në qytetin e Gazës u shkatërruan plotësisht.
Nga hetimi i kësaj gazete ka rezultuar gjithashtu se që nga fundi i muajit të kaluar në të gjithë Rripin e Gazës kanë pësuar dëme totale dhe të pjesshme rreth 350 shkolla dhe 170 xhami e kisha.