Bisedë mes Haniyeh dhe Al-Nahale për zhvillimet në Palestinë
Kreu i zyrës politike të Hamasit dhe sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez diskutuan nismat për t'i dhënë fund agresionit të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe për të shqyrtuar propozimin e ri për vendosjen e armëpushimit.
Në këtë bisedë, Ismail Haniyeh dhe Ziad Al-Nahale shqyrtuan përpjekjet për t'i dhënë fund agresionit kundër Gazës dhe theksuan se propozimi i ri për vendosjen e armëpushimit do të bazohet në faktin se çdo negociatë duhet të bazohet në përfundimin e plotë të agresionit, tërheqjen e ushtrisë pushtuese jashtë Gazës, heqjen e bllokadës nga Rripi Gazës, rindërtimi dhe hyrja e të gjitha nevojave jetike të popullit, si dhe zbatimi i plotë i planit të shkëmbimit të të burgosurve. Të dyja palët gjithashtu theksuan se grupet e rezistencës mbështesin interesat e popullit palestinez. Haniyeh dhe Al-Nahale theksuan vazhdimin e qëndresës heroike të popullit, rezistencës heroike dhe vullnetit politik kundër gjenocidit amerikano-izraelit në Gaza dhe thanë se ajo që po ndodh me njerëzit në Kods, Bregun Perëndimor dhe vende të tjera, përfundimisht do të çojë në arritjen e çlirimit dhe realizmin e së drejtës së kthimit dhe pavarësisë së kombit.