Amerika nis sulmet ajrore në Siri dhe Irak
Burimet siriane të lajmeve të shtunën në mëngjes njoftuan fillimin e sulmeve ajrore amerikane ndaj disa objektivave në al-Mayadeen dhe al-Bukamal në lindje të Sirisë.
Mediat siriane njoftuan se të paktën 12 zona në al-Mayadeen dhe Al-Bukamal, si dhe rreth kalimit "Al-Qaim" në lindje të Sirisë lindore ishin në shënjestër të sulmeve ajrore. Këto burime njoftuan se edhe jugu i qytetit al-Mayadeen në lindje të provincës Deir Ezzor është bombarduar nga avionë të panjohur. Thuhet se 10 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në sulmin amerikan në lindje të Sirisë. Njëkohësisht me publikimin e këtij lajmi, mediat siriane raportuan se janë dëgjuar disa shpërthime në bazën amerikane në fushën e naftës Omar në periferi të Deir Ezzorit. Nga ana tjetër, burime të lidhura me rezistencën irakiane raportuan për disa shpërthime në zonën e "Al-Qaim" dhe "Akashat" në perëndim të Irakut dhe afër kufirit me Sirinë. Deri më tani nuk ka asnjë lajm për detajet e këtyre shpërthimeve dhe numrin e të vdekurve dhe të plagosurve të mundshëm. Rrjeti Al-Ahad i Irakut gjithashtu konfirmoi sulmin amerikan ndaj vendit dhe njoftoi se edhe perëndimi i provincës Anbar ishte në shënjestër të sulmit të Uashingtonit. Kjo ndodh ndërkohë që presidenti amerikan Joe Biden të shtunën në mëngjes njoftoi për sulmet e vendit të tij në disa zona të Sirisë dhe Irakut si hakmarrje për sulmin ndaj bazës amerikane në Siri dhe vrasjen e tre ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Këto sulme do të vazhdojnë, tha ai.