Regjimi sionist sulmon një kopsht fëmijësh në Gaza
Një numër palestinezësh u martirizuan në sulmin e fundit nga sionistët në një kopsht fëmijësh në lagjen Hais Salam në lindje të Rafahut, ku ishin strehuar refugjatët.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Vafa, duke cituar burime spitalore, në këtë sulm kanë rënë dëshmorë një numër qytetarësh palestinezë, mes të cilëve dy fëmijë dhe disa të tjerë janë plagosur. Gjithashtu, një numër i qytetarëve palestinezë u plagosën nga bombardimi i shtëpisë së familjes Misran në kampin al-Nusirat në qendër të Rripit të Gazës. Këshilli Hebraik i Transmetimeve citoi Yossi Cohen, ish-kreun e Mossad-it, të ketë thënë se "Izraelit" i duhen 5 vjet për tu rindërtuar pas luftës. Ai shtoi: Tel Avivi duhet të paguajë një çmim të rëndë për kthimin e të burgosurve të tij. Zyra qeveritare e informacionit në Gaza njoftoi se regjimi sionist me hedhjen e 66 mijë ton bomba dhe eksploziv ka shkatërruar plotësisht 140 ndërtesa qeveritare, 100 çerdhe dhe kopshte dhe 295 shkolla dhe universitete, si dhe ka vënë në shënjestër 3 kisha dhe i ka shkatërruar ato. Regjimi sionist gjithashtu ka nxjerrë jashtë funksionit 30 spitale dhe 53 qendra shëndetësore. Ai gjithashtu ka shkatërruar pjesërisht 150 institucione shëndetësore, ka shkatërruar 122 ambulanca dhe ka shënjestruar 200 artefakte antike dhe trashëgimi kulturore.