Hamdan:  Lufta në Gaza zbuloi standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154776-hamdan_lufta_në_gaza_zbuloi_standardet_e_dyfishta_të_bashkësisë_ndërkombëtare
Osama Hamdan, një nga liderët e lëvizjes Hamas, tha: Lufta e Gazës zbuloi paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për ta ndalur atë dhe standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2024 16:20 Europe/Tirane
  • Hamdan:  Lufta në Gaza zbuloi standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare

Osama Hamdan, një nga liderët e lëvizjes Hamas, tha: Lufta e Gazës zbuloi paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për ta ndalur atë dhe standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas IRNA, Osama Hamdan shtoi: Njëqind e njëzet e katër ditë pas fillimit të pushtimit ushtarak të Gazës, situata humanitare është përkeqësuar për shkak të bombardimeve pa kriter dhe të gjithë banorët e Rripit të Gazës kanë nevojë urgjente për ilaçe dhe ushqime. Ky anëtar i lartë i Hamasit tha: Ne paralajmërojmë kundër masakrës së njerëzve në Spitalin Amal dhe Kompleksin Mjekësor Nasser në Gazën jugore dhe e mbajmë qeverinë amerikane përgjegjëse për masakrën e pushtuesve. Ai kërkoi nga SHBA që të ndalojnë mbështetjen e regjimit sionist për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Hamdan shtoi: Qëndrimet e liderëve të regjimit pushtues konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të zgjatur agresionin ushtarak dhe për të mashtruar opinionin publik sionist. Ai foli edhe për reagimin e Hamasit ndaj propozimit për ndalimin e luftës në Gaza dhe lirimin e të burgosurve.  Përgjigja jonë pozitive ndaj këtij propozimi garanton rindërtimin, heqjen e rrethimit dhe lirimin e të burgosurve. Ky anëtar i lartë i Hamasit shtoi:  I kërkojmë qeverisë amerikane të ndalojë politikën e mbështetjes së pushtimit që po bën rajonin të ndizet.