Sulmohen pozicionet e regjimit sionist nga rezistenca islamike e Irakut
Në një deklaratë, Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi sulmin ndaj pozicioneve të regjimit sionist në brigjet e Detit të Vdekur në Palestinën e pushtuar.
Në deklaratën e Rezistencës Islamike të Irakut thuhet: Muxhahidët e Rezistencës Islame të Irakut, duke vazhduar mbështetjen e rezistencës kundër forcave pushtuese dhe në përgjigje të masakrës së regjimit sionist ndaj popullit në Gaza, shënjestruan një objektiv të ndjeshëm në brigjet e Detit të Vdekur në Palestinën e pushtuar. Në fund të deklaratës së saj, Rezistenca Islamike e Irakut theksoi vazhdimin e sulmeve kundër armiqve. Nga ana tjetër, burime të lajmeve raportuan të premten për një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane rreth fushës së gazit Koniko që ndodhet në lindje të Sirisë. Sipas këtij raporti, tre raketa janë lëshuar drejt bazës ushtarake amerikane. Me fillimin e luftës së regjimit sionist kundër Gazës dhe bombardimeve të pandërprera të zonave rezidenciale, arsimore dhe mjekësore të këtij rajoni nga bombarduesit e regjimit sionist, secili prej grupeve të rezistencës islame në rajon ka marrë përgjegjësinë për të mbështetur popullin e shtypur të Gazës.