Izraeli përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare për sulmin në Rafah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154882-izraeli_përballet_me_kritika_të_ashpra_ndërkombëtare_për_sulmin_në_rafah
Presioni ndërkombëtar vijon të rritet kundër Izraelit dhe planeve të tij për një ofensivë në Rafah, qytet në Gazën jugore të mbushur me refugjatë palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 11, 2024 16:21 Europe/Tirane
  • Izraeli përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare për sulmin në Rafah

Presioni ndërkombëtar vijon të rritet kundër Izraelit dhe planeve të tij për një ofensivë në Rafah, qytet në Gazën jugore të mbushur me refugjatë palestinezë.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron tha se “mbi gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në këtë zonë”, ndërsa ministri i jashtëm holandez Hanke Bruins Slot tha se mund të ketë “shumë viktima civile”.

Arabia Saudite paralajmëroi për pasoja shumë serioze nëse sulmohej qyteti Rafah.

Udhëheqësit e Hamasit në Gaza thanë se nëse Izraeli sulmon Rafahun, mund të ketë dhjetëra mijëra viktima në radhët e civilëve.

Shumë banorë të Gazës kanë përfunduar në Rafah pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Paralajmërimet erdhën një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë e tij të përgatitej për të evakuuar civilët nga qyteti Rafah në jug të Gazës.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar tashmë Izraelin se një pushtim i Rafahut si pjesë e sulmit të tij në Gaza do të ishte një “katastrofë”, ndërsa BE dhe OKB shprehën shqetësimet e tyre.