Sirenat e alarmit ushtojnë në Galilenë e Epërme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154964-sirenat_e_alarmit_ushtojnë_në_galilenë_e_epërme
Në mbështetje të popullit palestinez dhe rezistencës së tij në Gaza, Rezistenca Islamike në Liban po vazhdon operacionet e saj kundër pozicioneve izraelite, duke shkaktuar humbje të rënda në radhët e okupatorëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2024 15:58 Europe/Tirane
  • Sirenat e alarmit ushtojnë në Galilenë e Epërme

Në mbështetje të popullit palestinez dhe rezistencës së tij në Gaza, Rezistenca Islamike në Liban po vazhdon operacionet e saj kundër pozicioneve izraelite, duke shkaktuar humbje të rënda në radhët e okupatorëve.

Në një nga sulmet e saj më të fuqishme, Rezistenca Libaneze hodhi raketa nga Libani jugor në qytetin Safad në Palestinën veriore të pushtuar.

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në pjesën më të madhe të rajonit të Galilesë së Epërme të mërkurën, 14 shkurt, pas sulmit të Hezbollahut.

Në këtë kuadër, zëdhënësi i ushtrisë okupuese izraelite raportoi se shumica e raketave kishin goditur bazat ushtarake izraelite rreth qytetit Safad, duke përfshirë qendrën e komandës veriore të ushtrisë izraelite.

Televizioni izraelit Channel 14 konfirmoi se një nga raketat e lëshuara nga Libani jugor goditi një ndërtesë në qytetin Safad, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite, në pamundësi për të zmbrapsur sulmet e Hezbollahut kundër pozicioneve ushtarake të regjimit sionist, kreu një akt frikacak duke kryer sulme ajrore në disa zona civile në Libanin jugor.

Mediat libaneze njoftuan se sulmi ajror i regjimit sionist la disa qytetarë libanezë të vdekur dhe të plagosur. Sipas raportit të përkohshëm, vetëm në qytetin Adshit, një nënë dhe dy fëmijët e saj ranë dëshmorë gjatë sulmit ajror izraelit.

Shtypi sionist ka pohuar vazhdimisht se Hezbollahu vazhdon të kontrollojë situatën në veri të territoreve të pushtuara palestineze, duke pranuar kështu se ushtria izraelite është e bllokuar atje.