Shejh Naim Kasim:  Ne nuk do të ndalojmë së ndihmuari Gazën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155008-shejh_naim_kasim_ne_nuk_do_të_ndalojmë_së_ndihmuari_gazën
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi se Rezistenca Islamike Libaneze nuk do të ndalojë së mbështeturi Gazën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2024 04:38 Europe/Tirane
  • Shejh Naim Kasim:  Ne nuk do të ndalojmë së ndihmuari Gazën

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi se Rezistenca Islamike Libaneze nuk do të ndalojë së mbështeturi Gazën.

Shejh Naim Kasim ka thënë: Nuk do të diskutohet për kufijtë jugorë, nëse agresioni ushtarak kundër Gazës nuk ndalet plotësisht. Më parë, Benny Gantz, një anëtar i Kabinetit të Luftës Sioniste, tha: Sulmet aktuale ajrore të këtij regjimi në disa zona në Liban nuk janë përgjigja përfundimtare e Tel Avivit ndaj veprimeve të rezistencës dhe ky regjim do të sulmojë edhe pozicionet e ushtrisë libaneze. Me fillimin e operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga grupet e rezistencës palestineze, Hezbollahu i Libanit, për të angazhuar një pjesë të madhe të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës dhe për të ulur presionin ndaj rezistencës në Gaza, ka kryer operacione të përditshme dhe të rënda kundër objektivave të regjimit sionist brenda territorit palestinez. Lidhur me këtë, mediat sioniste kanë pranuar vazhdimisht se Hezbollahu ka ende epërsi në veri të territoreve të pushtuara palestineze dhe se ushtria izraelite është e bllokuar në këtë zonë.