Tensioni në kabinetin e luftës në Tel Aviv ka arritur kulmin
Konfliktet dhe mosmarrëveshjet në këshillin e luftës sioniste janë shtuar shumë.
Mediat vendase në Tel Aviv kanë konfirmuar se tensioni në Këshillin e Luftës së Izraelit ka arritur kulmin dhe Netanyahu si Kryeministër dhe Gantz si anëtar i Kabinetit të Luftës rrallë flasin me njëri-tjetrin. Gadi Eisenkot, anëtar i Knesset (Parlamenti) i Izraelit ka kritikuar vendimet e Netanyahut në lidhje me ekipin negociator në marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve dhe e konsideron ekipin e Netanyahut të dobët në këtë drejtim. Ma'ariv gjithashtu raportoi se sipas një sondazhi, të paktën 45 përqind e izraelitëve nuk pajtohen me vendimin e Netanyahut për të mos dërguar një ekip negociator në Kajro. Dje, Tel Avivi dëshmoi protestën e familjeve të të burgosurve izraelitë dhe disa protestues bllokuan rrugët që të çojnë në ndërtesat qeveritare. Kolonët sionistë brohoritën parulla kundër kabinetit dhe veçanërisht Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist.