Deputeti i Parlamentit sionist: Netanyahu është i sëmurë mendor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155352-deputeti_i_parlamentit_sionist_netanyahu_është_i_sëmurë_mendor
Përfaqësuesi i Knesset-it, Ofer Kassif të dielën tha se kryeministri Benjamin Netanyahu është një pacient me probleme mendore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2024 06:20 Europe/Tirane
  • Deputeti i Parlamentit sionist: Netanyahu është i sëmurë mendor

Përfaqësuesi i Knesset-it, Ofer Kassif të dielën tha se kryeministri Benjamin Netanyahu është një pacient me probleme mendore.

Sipas IRNA nga agjencia e lajmeve Sama e Palestinës, Kassif deklaroi se presim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të ndalojë luftën në Gaza dhe shtoi: Nuk mendoj se Izraeli ka bërë atë që duhet të kishte bërë për të përmbushur kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Duke theksuar se kabineti i Netanyahut është armiku numër një i popullit (regjimit) izraelit dhe duhet të rrëzohet, ai tha: Nëse lufta në Gaza ndalet, të burgosurit izraelitë në Gaza do të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Kassif gjithashtu tha se ne duhet ta detyrojmë Netanyahun të largohet nga pushteti përmes mosbindjes civile paqësore, duke shtuar: Ai nuk është vetëm përgjegjës për vrasjen e popullit të Gazës, por është përgjegjës edhe për shfaqjen e fytyrës së shëmtuar të popullit (regjimit) të Izraelit. Duke theksuar se Netanyahu është një pacient mendor që mendon vetëm për veten dhe nuk kujdeset për jetën e të burgosurve izraelitë në Gaza, ai tha: Populli palestinez meriton një shtet të pavarur brenda kufijve të vitit 1967.