Ushtria jemenase sulmon 2 destrojerë amerikanë në Detin e Kuq
Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare të Jemenit njoftoi se 2 destrojerë amerikanë janë sulmuar në Detin e Kuq.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Jahya Saree, zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare të Jemenit, në një deklaratë njoftoi se ushtria jemenase ka vënë në shënjestër dy destrojer amerikanë në Detin e Kuq në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe në përgjigje të agresionit të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kundër Jemenit. Saree tha: Në këtë operacion janë përdorur raketa tokë-det dhe dronë. Ai gjithashtu edhe një herë theksoi: Ne do të vazhdojmë operacionet tona derisa të ndalojë lufta në Gaza dhe të hiqet bllokada ndaj këtij rajoni. Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar që derisa regjimi izraelit të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza, të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq. Një lajmi tjetër është se; Rezistenca Islamike e Irakut të mërkurën në mëngjes njoftoi se me një dron ka vënë në shënjestër termocentralin e aeroportit të qytetit Haifa në Palestinën e pushtuar. Rezistenca Islamike irakiane, në mbështetje të rezistencës palestineze dhe duke dënuar mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara për krimet e regjimit sionist në Rripin e Gazës, me sulmet e saj me dron dhe raketa ka shënjestruar vazhdimisht bazat e ushtrisë amerikane në Irak dhe Siri, si dhe disa objektiva në territoret e pushtuara. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, regjimi gjenocidal izraelit për pesë muaj me radhë para syve të botës ka kryer gjenocid dhe ka vrarë civilë në Rripin e Gazës.