Fëmijët e Gazës jetojnë të uritur dhe etur nën bombardimet sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155714-fëmijët_e_gazës_jetojnë_të_uritur_dhe_etur_nën_bombardimet_sioniste
Ministria e Shëndetësisë e Gazës paralajmëroi për situatën katastrofike të urisë dhe dehidrimit për fëmijët dhe pacientët në Gaza.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 08, 2024 05:53 Europe/Tirane
  • Fëmijët e Gazës jetojnë të uritur dhe etur nën bombardimet sioniste

Ministria e Shëndetësisë e Gazës paralajmëroi për situatën katastrofike të urisë dhe dehidrimit për fëmijët dhe pacientët në Gaza.

Ashraf al-Kadara ka thënë: Zia e bukës po intensifikohet dhe do të kushtojë mijëra jetë nëse sulmet nuk ndalen dhe ndihmat nuk dërgohen menjëherë në Rripin e Gazës. El-Kadra shtoi duke thënë: Uria në Gazën veriore ka arritur nivele vdekjeprurëse, veçanërisht për fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike. Deri më tani, 18 foshnja palestineze kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së ujit. Në ditën e 154-të të gjenocidit amerikano-izraelit në Gaza, organizatat ndërkombëtare humanitare kanë paralajmëruar për përhapjen e urisë në atë vend. Por pavarësisht paralajmërimeve, regjimi pushtues ka shtuar intensitetin e sulmeve dhe bombardimeve të tij dhe nuk ka kushtuar vëmendje vdekjes së fëmijëve dhe foshnjave palestineze si pasojë e kequshqyerjes. Ministria palestineze e Shëndetësisë në ditën e 154-të të luftës së Gazës gjithashtu njoftoi se për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të Rripit të Gazës numri i dëshmorëve palestinezë ka arritur në 30.800 dhe numri i të plagosurve në 72.298.