Hezbollahu lëshon 100 raketa në objektivat izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155868-hezbollahu_lëshon_100_raketa_në_objektivat_izraelite
Lëvizja e rezistencës së Libanit Hezbollah ka gjuajtur shumë raketa ndaj objektivave izraelite në pjesën veriore të territoreve të pushtuara palestineze, pas sulmeve ajrore të regjimit të Tel Avivit që synonin një rajon strategjik në Liban.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2024 15:41 Europe/Tirane
  • Hezbollahu lëshon 100 raketa në objektivat izraelite

Lëvizja e rezistencës së Libanit Hezbollah ka gjuajtur shumë raketa ndaj objektivave izraelite në pjesën veriore të territoreve të pushtuara palestineze, pas sulmeve ajrore të regjimit të Tel Avivit që synonin një rajon strategjik në Liban.

Në një deklaratë, Hezbollahu tha se luftëtarët e tij sulmuan  me më shumë se 100 raketa qendrën e komandës ajrore dhe raketore izraelite në kazermat Keila, së bashku me bazën e raketave dhe artilerisë në Yoav dhe qendrat e artilerisë aty pranë.

Lëvizja e rezistencës libaneze tha se sulmi hakmarrës u krye "në mbështetje të kombit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës" dhe "në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj popullit libanez, fshatrave dhe qyteteve, përfshirë atë më të fundit në afërsi të qytetit të Baalbek” që vrau një person dhe plagosi disa të tjerë.

Ushtria e regjimit konfirmoi se rreth 100 raketa u hodhën në dy breshëri të ndryshme mëngjesin e së martës, duke pretenduar se disa prej tyre u kapën.

Raketat kishin në shënjestër rajonin e Galilesë së Epërme dhe lartësitë e pushtuara Golan, tha ushtria izraelite, por pretendoi se nuk kishte raporte të menjëhershme për dëme apo viktima.