Në Gaza nuk lindin më asnjë foshnje me përmasa normale
“Mjekët nuk po shohin më foshnja me përmasa dhe madhësi normale në Rripin e Gazës”, thanë Kombet e Bashkuara, duke shprehur shqetësimin për situatën e nënave dhe foshnjave palestineze.
Dominic Allen, kreu i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, në një konferencë për shtyp pas vizitës në Gaza deklaroi se situata çnjerëzore në Gaza është kthyer në një makth për nënat palestineze që lindin foshnja të vogla dhe të sëmura. “Dominic Allen” bëri të ditur se 180 gra lindin çdo ditë në Rripin e shkatërruar të Gazës në kohën kur vuajnë nga uria dhe dehidratimi. Ai shtoi se për shkak të kequshqyerjes së nënave dhe mungesës së ambienteve të përshtatshme për strehim dhe lindje, një përqindje e madhe e foshnjave kanë lindur të vdekur ose vdesin në minutat e para të jetës. Ky zyrtar i OKB-së gjithashtu dënoi refuzimin e kërkesës nga autoritetet sioniste për të dërguar dërgesa speciale me ndihma të UNFPA në Gaza dhe tha: Ajo që pashë në Gaza është një makth më i madh se një krizë njerëzore, kjo është një krizë e "njerëzimit".