Vazhdojnë sulmet e Hezbollahut ndaj bazave sioniste
Hezbollahu i Libanit kreu gjashtë sulme ndaj regjimit sionist.
Sipas IRNA, Hezbollahu i Libanit në një deklaratë njoftoi se luftëtarët e kësaj lëvizjeje, në mbështetje të popullit të shtypur palestinez në Rripin e Gazës, sulmuan dy herë kazermën "Zabadin" në fushat e pushtuara të Shaba'a dhe bazën ushtarake Al-Alam me raketa "Falak". Në një deklaratë të veçantë, Rezistenca Islamike e Libanit njoftoi se luftëtarët libanezë, në mbështetje të popullit të Gazës dhe në përgjigje të agresionit të armikut sionist në Damask dhe Alepo, shënjestruan selinë komanduese të Brigadës 91 në kazermën Barnit me raketa “Barkan”. Hezbollahu i Libanit sulmoi me raketa edhe vendin e grumbullimit të ushtarëve sionistë në kalanë "Honin". Rezistenca islamike e Libanit gjithashtu goditi me raketa kompleksin ushtarak sionist në bazën Hadab Yaron. Në muajt e fundit, pas krimeve të tmerrshme të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe spastrimit etnik të palestinezëve në këtë rajon, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara, gjë që ka shkaktuar frikësimin e sionistëve që jetojnë në këto zona. Deri më tani, dhjetëra mijëra kolonë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve libanez nga frika e sulmeve të rezistencës.