Hezbollahu libanez sulmon bazat ushtarake të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156480-hezbollahu_libanez_sulmon_bazat_ushtarake_të_regjimit_sionist
Hezbollahu i Libanit sulmoi edhe një herë një bazë ushtarake të regjimit gjenocidal izraelit në veri të territoreve të pushtuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2024 05:41 Europe/Tirane
  • Hezbollahu libanez sulmon bazat ushtarake të regjimit sionist

Hezbollahu i Libanit sulmoi edhe një herë një bazë ushtarake të regjimit gjenocidal izraelit në veri të territoreve të pushtuara.

Sipas IRNA, Hezbollahu i Libanit të hënën në një deklaratë njoftoi se për të mbështetur rezistencën e popullit palestinez në Rripin e Gazës, selia komanduese e batalionit Liman të regjimit gjenocidal izraelit në rajonin e Golanit perëndimor, në veri të territoreve të pushtuara, u vu në shënjestër të një sulmi artilerie nga rezistenca. Që nga lufta e regjimit të rremë sionist në Rripin e Gazës, kufijtë e territoreve të pushtuara dhe Libanit kanë qenë dëshmitarë të shkëmbimit të zjarrit midis regjimit gjenocidal sionist dhe Hezbollahut të Libanit. Në muajt e fundit, pas krimeve të tmerrshme të regjimit okupator sionist dhe gjenocidit ndaj palestinezëve nga regjimi i rremë sionist në Rripin e Gazës, Hezbollahu i Libanit ka shënjestruar pozicionet ushtarake të regjimit uzurpues sionist në veri të territoreve të pushtuara. Kjo çështje ka shkaktuar frikë tek sionistët që jetojnë në këto zona dhe deri më tani me dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve libanez nga frika e sulmeve të rezistencës. Hezbollahu i Libanit ka theksuar se nuk do t'i ndalë sulmet e tij derisa të ndalet lufta e regjimit okupues sionist në Rripin e Gazës.