Deklarata e Hezbollahut libanez për operacionin “Premtimi i Vërtetë”.
(last modified Sun, 14 Apr 2024 19:34:49 GMT )
Prill 14, 2024 21:34 Europe/Tirane
  • Deklarata e Hezbollahut libanez për operacionin “Premtimi i Vërtetë”.

Hezbollahu i Libanit lëshoi një deklaratë dhe njoftoi se pavarësisht pjesëmarrjes së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë dhe rajonalë në përballjen me operacionin “Premtimi i Vërtetë”, ky operacion ka arritur me saktësi qëllimet e tij ushtarake.

Sipas Al-Mayadin, Hezbollahu përgëzoi kombin rezistent dhe udhëheqjen e Iranit për kryerjen e sulmit unik dhe të paprecedentë kundër regjimit shtypës dhe agresor sionist. Sulmi i emëruar Premtimi i Vërtetë ishte një vendimin i guximshëm dhe i vendosur për t'iu përgjigjur me vendosmëri sulmit të regjimit sionist ndaj konsullatës iraniane në Damask. Hezbollahu i Libanit theksoi: Me gjithë kërcënimet, frikësimet dhe presionet që u bënë, Republika Islamike zbatoi të drejtën e saj natyrore dhe ligjore dhe e zbatoi premtimin e saj me guxim të pashoq, maturi të madhe dhe vlerësim të saktë të pozicioneve rajonale dhe botërore. Më poshtë deklarata thotë: Pavarësisht përfshirjes së Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj ndërkombëtarë dhe bazave të saj rajonale në përgjigje të këtij sulmi të shpejtë, operacioni arriti me saktësi objektivat e tij ushtarake të deklaruara. Hezbollahu i Libanit theksoi: Synimet afatgjata politike dhe strategjike të këtij zhvillimi të madh do të zbulohen me kalimin e kohës në të ardhmen dhe do të hapin një etapë të re në çështjen palestineze dhe konfliktit historik me këtë armik, si dhe do të përshpejtojë rrugën drejt fitores përfundimtare të kombit arab, të kombit islam dhe të kombit rezistent dhe të përvuajtur të Palestinës.