Një sulm i paprecedentë në Tel Aviv nga Iraku
Rezistenca Islamike irakiane njoftoi për një sulm me raketa në Tel Aviv dhe vende të tjera në territoret e pushtuara.
Sipas Isna, rezistenca islamike e Irakut, në vazhdim të operacioneve të saj anti-sioniste në përgjigje të krimeve të luftës të Izraelit në Gaza, të premten në mëngjes njoftoi se ka sulmuar tre zona në territoret e pushtuara. Në deklaratën e saj, Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi se kishte sulmuar një objektiv të rëndësishëm në Bir al-Saba, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar. Rezistenca irakiane njoftoi se kishte sulmuar 2 objektiva të rëndësishëm edhe në Tel Aviv. Këtë sulm rrjeti Al-Mayadeen e ka cilësuar si sulmin e parë ndaj kryeqytetit të regjimit sionist nga territori i Irakut. Rezistenca irakiane ka vënë në shënjestër edhe qendrën e spiunazhit "Gliot" që i përket Mossad-it. Vlen të theksohet se rezistenca irakiane gjithashtu njoftoi për një sulm ndaj një objektivi të rëndësishëm në Detin e Vdekur. Pas sulmeve të gjera të regjimit sionist në Gaza, grupet e rezistencës në rajon, përfshirë ato në Liban dhe Irak, si dhe ushtria jemenase, kanë kryer vazhdimisht operacione hakmarrëse.