May 22, 2024 11:23 Europe/Tirane
  • Ismail Hanije thekson mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për popullin palestinez

Ismail Hanije, në ceremoninë e lamtumirës së dëshmorit Ajetollah Sejid Ibrahim Raisi dhe shoqëruesve të tij që u zhvillua në Universitetin e Teheranit, tha: "Jam i sigurt se Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë rrugën e vet në mbështetje të popullit palestinez, në mënyrë që të mund të ngremë flamurin e monoteizmit dhe të fitores në Kudsin e Shenjtë."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, kreu i Zyrës Politike të Hamasit, duke shprehur ngushëllimet e tij për martirizimin e Presidentit iranian dhe shoqëruesve të tij, deklaroi: “Në emër të kombit qëndrestar të Palestinës dhe në emër të grupeve të Rezistencës, ne kemi ardhur nga Gaza që t'i shprehim ngushëllimet tona Republikës Islamike të Iranit, Udhëheqësit Suprem dhe popullit iranian."

Më tej, Ismail Haniyeh shtoi: "Ne patëm një takim me zotin Raisi në muajin Ramazan dhe dëgjuam qëndrimet e palëkundura të Republikës Islamike të Iranit në mbrojtjen e Palestinës. Në këtë takim ai përmendi disa boshte. Ai tha se Çështja e Palestinës është çështja e parë e botës islame dhe e myslimanëve dhe se Umeti Islam duhet të sigurojë terrenin për çlirimin e tokës palestineze. Se Çështja Palestineze nuk është vetëm një çështje politike, por është e rrënjosur thellë në botën islame."

Në vazhdim, Hanije theksoi: "Gjithashtu, ai tha se Rezistenca në Palestinë është bastioni i parë i Boshtit të Rezistencës dhe Umetit Islam. Ai tha se ne, në Republikën Islamike të Iranit do të vazhdojmë ta mbështesim popullin palestinez deri në realizimin e qëllimeve të tij."

Në fund, Hanije tha: "Beteja 'Stuhia Al-Aksa' ishte një nga çështjet e tjera që ai përmendi. Ai theksoi se 'Stuhia Al-Aksa' ishte një tërmet që goditi zemrën e regjimit sionist dhe krijoi një ndryshim në nivel global."

 

Tags